FIFA shtyn ndeshjen playoff të Ukrainës me Skocinë për Kupën e Botës
Gjysmëfinalja e play-offit mes Skocisë dhe Ukrainës për Kupën e Botës është shtyrë. FIFA mori vendimin teksa përballja ishte parashikuar të luhej në Hampden Park në Glasgow më 24 mars, por tani me shumë gjasa do të zhvillohet në qershor pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Fituesi i këtij çifti duhej të përballej me Uellsin ose Austrinë më 29 mars për një vend në Kupën e Botës së këtij viti në Katar, i cili fillon në nëntor.
Kjo do të thotë se, për herë të parë në histori, një short i Kupës së Botës do të bëhet pa u njohur ende një ekip pjesëmarrës.
Vendimi është marrë nga qeveria e futbollit botëror dhe të Premten do ta zyrtarizojë këtë vendim.
Ukraina i kishte kërkuar FIFA-s që të shtynte ndeshjen në Skoci dhe organi qeverisës premtoi të "gjente një zgjidhje të përshtatshme". FIFA dhe UEFA tani do të punojnë së bashku për të konfirmuar se kur do të zhvillohen play-offet, me të paktën 11 ekipe që ende luftojnë për tre vendet e fundit evropiane në Kupën e Botës.
Kujtojmë që janë edhe disa ndeshje të tjera që rrezikojnë të mos luhen pasi Rusia është përjashtuar nga çdo kompeticion futbollistik deri në një vendim të dytë./Ora News/.
