Pak emocione në “Elbasan Arena”. Kukësi dhe Vllaznia ndajnë pikët

Nuk ka fitues në përballjen mes dy skuadrave që kërkojnë kupat e Europës përmes Superiores. Në “Elbasan Arena”Kukësi dhe Vllaznia bënë maksimumin për të fituar por nuk ia dolën pasi të dy portierët në formën më të mirë.

Pjesa e parë për ekipet shërbeu për të studjuar njëra tjetrën ku mbizotërori ekuilibri edhe pse me raste spontane por fraksioni i dytë ishte fantastik.

Kukësi rinis të sulmojë dhe Gligorov dhe Taipin i afrohet shumë golit ndërsa Vllaznia përgjigjet me Aralicën në 73’ me një veprim shumë të bukur por Tafas ishte i shkëlqyer duke larguar topin.

Në 76’ Ndreca provon nga larg por shumë pranë shtyllës kalon topi ndërsa në 79’ një shans i artë për verilindorët me Feijao që gjuan me kokë por Zogoviç e largon në dy kohë.

Edhe në minutat shtesë, Kukësi rrezikon shumë dhe sërish Zogoviç bëhet shpëtimtari i ndeshjes që mbyllet me një barazim pa gola që lë të pandryshuar renditjen për të dyja skuadrat./Ora News/.