Inteligjenca amerikane vlerëson se në Ukrainë janë vrarë 2000 deri në 4000 trupa ruse

Komuniteti i inteligjencës amerikane vlerëson se midis 2,000 dhe 4,000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që kur Moska filloi pushtimin e saj muajin e kaluar.

Kështu se paku tha të martën kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Amerikane lidhur me numrin e viktimave ruse.

Drejtori i DIA-s, gjenerali Scott Berrier i tha Komitetit të Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve të martën nuk kanë një numër të saktë se sa trupa ruse janë vrarë në Ukrainë, por mendon se shifrat janë midis 2,000 dhe 4,000 trupash.

Berrier tha se vlerësimi bazohet si në burime të inteligjencës ashtu edhe në materiale me burim të hapur.