Evropa ka 'shumë pak' opsione nëse gazi rus ndërpritet

Rusia ka kërcënuar të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit për Gjermaninë.

Evropa mbështetet tek Rusia për rreth 40% të gazit të saj dhe pyetja që lind është: Çfarë ndodh nëse ai furnizim ndërpritet?

Eksperti i industrisë Tom Marzec-Manser thotë se ndikimi i menjëhershëm do të ishte "çmimet tepër të larta".

Por ai argumenton se Rusia nuk do të jetë në gjendje të furnizojë me të njëjtin gaz një treg tjetër, siç është Kina, duke pasur parasysh natyrën e sistemit të tubacionit, kështu që "do të ishte e dëmshme edhe për të ardhurat e saj".

"Problemi i vërtetë është se opsionet për furnizimet shtesë të gazit në Evropë janë vërtet shumë të pakta," thotë Marzec-Manser, kreu i analitikës së gazit në ICIS.

Ai i tha BBC-së se eksportuesit e gazit si Algjeria dhe Norvegjia janë në kapacitet, kështu që do të kërkonte që ekonomitë globale "si Kina, Japonia dhe Korea" të bien dakord të marrin gaz natyror të lëngshëm (LNG), në mënyrë që të japin furnizime shtesë për Evropën dhe as kjo nuk do ta zgjidhte plotësisht problemin".