Pas SHBA edhe Britania ndalon importet e naftës nga Rusia

Pas SHBA edhe Britani ka ndaluar importet e naftës ruse deri në fund të vitit.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i biznesit, Kwasi Kwarteng.

Kwarteng tha se ai po "shikon opsione" për t'i dhënë fund përdorimit të gazit natyror rus - i cili përbën 4% të furnizimit britanik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pak minuta më parë  mori vendim për të ndaluar importet e naftës ruse, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia paralajmëroi më herët se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse.

BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë të tyre, nëse furnizimet ndërpriten.