Vaksina në kohë ‘lufte’, presion Biden të heqë detyrimin për t’u vaksinuar

Një grup republikanësh së Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje presidentit Biden që të heqë detyrimin për të qenë i vaksinuar për drejtuesit e kamionëve dhe punonjësit bujqësorë pasi sipas tyre rrezikohet zinxhiri ushqimor.

Më shumë se 30 republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë kërkuar Administratës Biden që t’i japë fund mandateve të vaksinave anti-covid për kamionistët dhe punëtorët e bujqësisë që vijnë përtej kufirit të SHBA-ve, duke paralajmëruar se mandatet rrezikojnë të kenë një efekt katastrofik në krizën e zinxhirit të furnizimit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare filloi të kërkojë shtetasit jo-amerikanë që vinin nga kufijtë ose përmes porteve që të tregonin provën e vaksinimit kundër Covid-19. Kjo përfshin shoferët e kamionëve dhe punëtorët me agrikulturës me viza të përkohshme pune.

Pavarësisht mungesës historike të fuqisë punëtore, administrata Biden e ka mbështetur mandatin e vaksinës.

Prej disa ditësh kamionistët, njësoj si në Kanada një muaj më parë kanë mësyrë nëpër rrugët e Uashingtonit dhe në qytetet e shteteve të tjera të cilët kundërshtojnë vaksinimin me detyrim.

Megjithëse shumë nga masat janë duke u liruar në disa shtete të SHBA-ve, në disa shtete me qeveri demokrate pasaporta e vaksinimit është ende një detyrim për të hyrë nëpër bare e restorante.