Lufta në Ukrainë, SHBA pritet të ndalojë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia

SHBA do të ndalojë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se SHBA e ka diskutuar këtë çështje me BE-n, e cila importon shumë më tepër energji ruse. 

Bëhet me dije se disa shtete anëtare të BE, nuk janë dakord me nismën e SHBA.

Në lidhje me këtë Presidenti i SHBA do të dalë në një deklaratë për mediat nga “Shtëpia e Bardhë”.