Kina bën thirrje për bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti kinez Xi Jinping e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe ka bërë thirrje për "përmbajtje maksimale".

Ai i bëri komentet gjatë një takimi virtual me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, raporton transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Xi tha se nuk duhet lejuar që situata në Ukrainë të dalë jashtë kontrollit   dhe tha se të tre vendet duhet të mbështesin paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia kanë marrëdhënie të ngushta diplomatike dhe Pekini nuk e ka dënuar sulmin rus në Ukrainë.

Kina abstenoi nga një votim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin, shkruan BBC.