Rusia thyen sërish marrëveshjen, raporte nga Ukraina thonë se rruga e evakuimit të Mariupolit po bombardohet
Forcat ruse kanë bombarduar një rrugë evakuimi për civilët e bllokuar në qytetin juglindor të Mariupolit, në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se forcat ruse po sulmonin korridorin humanitar midis qytetit dhe Zaporizhzhia, 225 km (139 milje) në veri-lindje.
Tetë kamionë dhe 30 autobusë janë rrugës për të dërguar ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia, tha ai.
“8 kamionë + 30 autobusë të gatshëm për të dërguar ndihma humanitare në Mariupol dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia. Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet për ta bërë atë të mbajë angazhimet e saj”, shkroi Oleg Nikolenko në Twitter.
Civilët kanë jetuar atje pa ujë dhe energji elektrike për gati një javë dhe ushqimi po mbaron, shkruan BBC.
