Milan thyen Napolin dhe rimerr i vetëm kryesimin në Serinë A (Video)
Supersfida e Serisë A, dueli për titull e ka një fitues. Është Milani që arrin të marrë më të mirën në një përballje që do të vendosë shumë në fund të sezonit.
Në “Maradona Stadium”, Napoli e nisi më mirë takimin duke ushtruar presion edhe pse rastet u krijuan nga të dyja skuadrat. Pas një pjese të parë me emocione dhe ritëm por pa gola, me të nisur fraksioni i dytë vjen dhe episodi që vendos ndeshjen.
Në 49’, Olivier Giroud arrin të shënojë pas një goditje dënimi dhe një devijimi në zonën e Napolit. Francezi tregohet edhe një herë “klinik” dhe shumë deçiziv për kuqezinjtë që shënon një gol që ka vlerën e 3 pikëve por edhe më shumë duhet thënë.
Vijimi i sfidës është shumë emocionuese me Napolin që krijon disa raste të cilat nuk arrin t’i shfrytëzojë dhe në fund duhet të dorëzohet përballë Milanit.
Kuqezinjtë tashmë kryesojnë të vetëm, 2 pikë më shumë se Interi./Ora News/.
