Brdariç: Çdo ndeshje është deçizive, ta lëmë pas Kukësin
Në “Elbasan Arena” do të jetë një përballje shumë e rëndësishme mes Kukësit dhe Vllaznisë. Këta të fundit duan të fitojnë për të lënë pas rivalët për vendin e tretë dhe Brdariç nuk preferon të bëjë kalkulime sepse për të është çdo ndeshje e rëndësishme.
“Për mua çdo ndeshje është deçizive. Nesër, për mua është vazhimi i një serie ndeshjesh që duhet të fokusohemi sepse kemi kundërshtarin me pikë të njëjta në renditje. Duhet të kemi përqëndrim te ajo që ne mund të bëjmë, për të mbajtur larg Kukësin. Mungesat? Nuk kam dhimbje koke sepse kam më shumë se 11 lojtarë. Nesër është një ndeshje ku secili do tregojë atë që di të bëjë më mirë, që vlen për këtë ekip. Është një punë e madhe në seancat stërvitore dhe ata janë gati kur thirren në apel.”
Lidhur me derbin e kryeqytetit dhe për duelin me Kukësin, trajneri i kuqebluve tha se i pëlqeu përballja mes rivalëve por kërkoi shumë kujdes për të mos humbur përqëndrimin në fushë nga lojtarët e tij.
“Derbi 0-0? Më pëlqen ky rezultat. Sigurisht që nuk kemi interes për ndeshjet e tjera, por ishte një duel që u luajt në një atmosferë të mirë. Për Kukësin, nuk kam dëshirë për fjalë, ta tregojmë në fushë që dimë të fitojmë. Lojtarët e kanë marrë planin e ndeshjes. Kampionati vijon dhe do jemi në fokus edhe pas kësaj ndeshje. Nëse i jep ekipeve hapësira, në Shqipëri kanë treguar se të ndëshkojnë. Kjo i ndodhi Kukësit, që humbi përqëndrimin. Partizani i pati hapësirat dhe gjeti pesë gola”, deklaroi trajneri i Vllaznisë në konferencën për shtyp./Ora News/.
