Pas Meksikës, dhunë edhe në futbollin brazilian. Vritet me armë një tifoz (Video)
Futbolli latin po përjeton një makth. Pothuajse çdo javë ka përplasje të dhunshme mes tifozerive, e teksa 24 orë më parë u transmetuan pamjet dramatike të përleshjeve mes tifozëve në Meksikë, tani vijnë të tjera pamje të rënda nga Brazili.
Nuk bëhet fjalë për kategori inferiore por për atë elitar ku para ndeshjes mes dy rivalëve historikë, Atl. Mineiro dhe Cruzeiros, tifozë të të dyja ekipeve u përplasën dhunshëm në disa pjesë të Bel Horizontes.
Si pasojë mësohet se janë disa të plagosur por një 25-vjeçar u qëllua me armë teksa plumbi e qëlloi në bark e fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
???????? Ce qu’il s’est passé hier au Mexique n’a pas servi de leçon ???? On recense déjà un mort après des affrontements entre supporters de Cruzeiro et de l’Atlético avant le classico. pic.twitter.com/lRwpTonv2u
— Garra Football (@GarraFootball) March 6, 2022
Kujtojmë që në Brazil, pothuajse 3 javë më parë u vra një tjetër tifoz i Palmeiras në përleshjet mes tifozëve./Ora News/.
