Çfarë derbi, Man. City “dërrmon” rivalët e Man. United. Shihni golat
Spektakël, gola dhe lojë e jashtëzakonshme. Në “Etihad” u luajt derbi i Manchesterit mes rivalëve të City dhe United.
Skuadra e Guardiolës po lufton për titull dhe arriti të merrte një fitore me shumë vlera përballë ekipit të Rangnick madje ishte një leksion i vërtetë futboll, pa shumë histori.
Që në minutën e 5’, De Bruyne kaloi në avantazh vendasit ndërsa barazimi momental i Sancho në 22’ zgjati shumë pak. 6 minuta më vonë sërish De Bruyne në një ditë të jashtëzakonshme shënon dhe golin e dytë personal dhe të avantazhit për Citizens që marrin frenat e lojës në dorë.
Pjesa e dytë pritej të ishte më e bukur dhe nuk zhgënjeu pasi Djajtë e kuq tentuan të gjenin golin e barazimit por në fakt e pësuan keq. Në 67’ ishte Mahrez me një super gol që vulos fitoren ndërsa në 92’ arrin dhe të realizojë golin e dytë personal.
Një fitore 4-1 që vë në pozitë të vështirë Man. United teksa Man. City vijon të ruajë diferencën me Liverpoolin ndjekës./Ora News/.
