Dhunuan fizikisht 18-vjeçarin, policia e Gjirokastrës nis hetimin për 7 të mitur

Policia e Gjirokastrës ka filluar hetimin për 7 të mitur të cilët 3 ditë më parë, më 3 mars 2022 kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. Ç., 18 vjeç.

"Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në prezencën e prindërve dhe psikologut, u proceduan penalisht shtetasit: A. B.; B. Z.; A. P.; Z. G.; B. V.; V. R. dhe F. K., të moshave 15 vjeç dhe 16 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim," informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.