PD përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ, Vorë. LSI: PD do të minojë votimin
PD po përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë.
Partia Demokratike thotë se po përgatit një kallëzim penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, “duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki” thuhet në njoftimin e PD-së.
20 komisionerë të PD, të caktuar nga KQZ nuk kanë marrë ende drejtimin e komisioneve të 20 QV në Vlorë.
Altin Kazizaj përfaqësues i LSI-së i quan pretendimet e PD-së të pabaza dhe akuzon se ka qëllim "minimin e procesit elektoral"
“Meqë një subjekt politik nuk gjen dot persona për të ngarkuar me detyra zgjedhore ditën e votimit nuk është faji as i subjekteve politike dhe as i KQZ-së i cili ka dhënë orientimin. Anëtarët e QV kanë marrë orientimin ligjor për të vijuar votimin pa ndërprerje”
