Luan Haka i PD-së denoncon: PS shpërndau ndihma në komunat e Dibrës. Padi në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 10:55
Kandidati PD-se në Dibër, Luan Haka akuzoi PS se ka shpërndarë ndihma në komunat e Dibrës dje një ditë para zgjedhjeve.
“Dibrës i ka ardhur koha që të ketë një kryetar bashkie dhe jo një kryetar bashkie që drejtohet nga Tirana, ministra e ish ministra. Sikur shpenzimet që ministra drejtorë dhe gjithë stafi I qeverisë ka harxhuar këto muaj të kishin çuar për të mirën e popullit sot do ishte ndryshe” th ai.
Më pas ai shtoi se është bërë denoncim në SPAK për shkeljen e Kodit Zgjedhor.
“PS ka shpërndarë ndihmë ekonomike të shtunën dhe u ka dhënë militantëve lekë për zgjidhje. Në të gjitha komunat nga Sllova, Arrëzi, Luzni e Maqellarë. Kemi bërë denoncimin në SPAK”