Topalli: 6 marsi pikë kthese, rikthejmë opozitën reale. Sali Berisha i bëri shërbim të madh vendit
Pikë kthese e konsideroi Jozefina Topalli këtë 6 mars teksa ishte në Qendrën e Votimit bashkë me familjen për të votuar për kryetarin e Bashkisë.
Edhe pse PD është e përçarë ajo thotë se shkodranët kanë mençuri për të votuar përfaqësuesin e vërtetë të opozitës, ndërsa shanset për një fitore te PS i sheh inekzistente.
"Sot është votë kritike jo thjesht për drejtimin e bashkisë Shkodër por sot vendosim për rikthimin e opozitës reale që i ka munguar vendit dhe krijimin e një alternative ndaj qeverisë ekzistuese. Vota është themelore, ka një pikë kthese".
Edhe pse demokratët garojnë me dy kandidatë, Topalli thotë fitorja nuk do të shkojë nga PS.

"Nuk është rasti, përkundrazi shkodranët kanë mençuri për të kuptuar se duhet të shpëtojnë pluralizimin. Është pikë kthese për historinë tonë. Shumica janë për të ndërtuar jetën në Sjhqipëri. Është rasti për të votuar pluralizimin dhe krijimin e një altnernative ndaj qeverisë që duhet të ishte larguar kohë më parë po të kishim pasur një opozitë jo të shitur".
E pyetur a është i vonuar Sali Berisha?
"Ai po i bën një shërbim shumë të madh vendit, vetëm ai mund të arrinte të mobilizonte votën në këtë mënyrë. Më shumë se një votë administrative, është votë politike themelore për jetën."
