LSI: Qeveria e Ramës më keq se lufta. Në Ukrainë nafta 2 herë më lirë

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor të rritjes së ccmimit të paprecedentë të karburanteve në vend.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili deklaroi se qeveria e Edi Ramës është bërë më keq se lufta për shqiptarët. Ai thotë se megjithëse Ukraina është në luftë, benzina dhe nafta janë 2 herë më lirë se në Shqipëri.

Vasili në reagimin e tij thekson se edhe pse Ukraina është përfshirë në një luftë të egër e të përgjakshme, benzina kushton 1.073 euro litri, ndërsa në Shqipëri 2 euro, pra dy herë më shumë në paqe.

Në këtë kontekst Vasili thekson se Korrupsioni, monopolet dhe oligarkët të bëra bashkë janë më shkatërrimtare se vetë lufta.

Në përfundim të reagimit të tij, nënkryetari i LSI-së thekson se Qeveria e Edi Ramës është bërë më keq se lufta për shqiptarët.

Sipas tij Qeveria e rilindjes u ka shpallur luftë qytetareve shqiptarë dhe është bërë shëmbëlltyrë e korrupsionit, mbrojtëse e monopoleve dhe shërbëtore e oligarkëve.