Një ditë pas atentatit në Vlorë, vrima e plumbit në kioskë dhe copat e makinës si dëshmi e krimit

Vrima e plumbit në këtë kioskë pranë Pallatit të Sportit ku u plagos 33-vjeçari, Romeo Meçaj, ka mbetur si dëshmi e asaj çfarë ndodhi mbrëmë.

Ora News ishte mëngjesin e sotëm në vendin e krimit.

Pamjet tregojnë zonën ku ndodhi krimi teksa një vrimë në një prej tabakinove të zonës është shenja e qartë e atentatit dhe plumbave që mund të kapnin këdo.

Në në zonë ka ende gjurmë të automjetit apo pjesëve të tij të bërë copa si rrjedhojë e plumbave dhe përplasjes.

Konfliktet për pazaret e drogës janë pista kryesore e hetimit për plagosjen e 33-vjeçarit Romeo Meçaj.

15 dëshmitarë të pyetur nga policia nuk e kanë ndihmuar hetimin, ndërkohë që edhe kamerat e sigurisë së zonës nuk kanë arritur ti fiksojnë autorët.

Ata kanë përdorur një makinë "Golf 5",  të cilën e dogjën disa minuta pas ngjarjes në zonën e Ujit të Ftohtë.