KQZ bën raportimin e parë: Pothuajse në të gjitha QV është hapur votimi, bora ka bllokuar votimin në 2 QV

Në orën 10:00 kreu i KQZ –së Ilirjan Celibashi bëri raportimin e parë mbi mbarëvajtjen e procesit të votimit në 6 bashki deri në orën 09:30 minuta.

“Procesi i hapjes se QV është pa ndonjë problematikë të theksuar. Jemi në proces monitorimi të vazhdueshëm” tha ai.

Shkodër
Nga 250 QV 247 QV po votohet vetëm në 3 nuk votohet

2 QV në Shosh dhe Pult në bashkinë Shkodër nuk ka nisur votimi për shkak se komisionerët nuk kanë mundur të shkojnë nga bora

1 QV në Shalë identifikimi po bëhet manualisht

Dibër

Nga 101 QV tek 101 ka nisur procesi i votimit.

Por në 18 QV ka problem me energjinë në Kastriot e Kalanë e Dodës për shkak të borës

Durrës

 Nga 337 QV ka nisur votimi në 337

Pati një problem në një QV për pajisjen e identifikimit elektronik por u dërgua një pajisje e re.

Vorë

Nga 44 QV janë hapur 44 QV

Nuk ka asnjë problem si me identifikimin dhe votimin elektronik

Rrogozhinë

Nga 53 QV votimi në të 53 QV

Lushnje

Nga 157 QV votimi po bëhet në të gjitha

Në 5 QV ka problem me kamerat e vëzhgimit dhe pajisjen Pay.