Aksidenti tragjik në Fushë Krujë, identifikohen emrat e viktimave. Mes tyre një djalë 20 vjeç e një vajzë 16 vjeçe

Zbulohen emrat e aksidentit tragjik të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

Ata janë

Artan Alushi 30 vjeç shoferi

Alfred Dika 39 vjeç, shoferi

Shkumbin Brati 20 vjeç

 Almenia Karaj 16 vjeçe

Ngjarja është shënuar rreth orës 00:15 të 6 marsit.

Një parakalim i gabuar 15 minuta pas mesnatë dyshohet se shkatkoi vdekjen e katër personave në rrugën Fushë Krujë- Milot.

Këngëtari i muzikës popullore Shkumbin Brati dhe partnerja e tij 16-vjeçare humbën jetën ndërkohë që më 4 mars kishin festuar fejesën.

Ata ndodheshin pasagjerë në makinën e Artan Alushit që humbi jetën gjithashtu në aksident.

Ngjarja ndodhi  si pasojë e përplasjes ballore të makinës së të rinjve me mjetin e drejtuar nga Alfred Dika, i cili është viktima e katërt e aksidentit.