Në shkurt publikoi këngën, kush është këngëtari mes viktimave të aksidentit tragjik. Humbi jetën dhe e fejuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 10:03
Mes katër viktimave që humbën jetën në mënyrë tragjike në aksidentin rrugor Fushë Krujë-Milot është dhe 20 vjeçari Shkumbin Brati nga Hasi, këngëtar i muzikës popullore dhe e fejuara e tij Almeina Karaj, 16 vjeçe.
Ai kishte publikuar projektin e tij muzikor me 16 shkurt 2022. Kënga me titull "Jem ba bashk Has e Tropoj" vinte në bashkëpunim me Endri Baçin.
Ndërkohë pak ditë më parë në një postim në instagram 16 vjeçarja shkruante se ishte me fat që e ndante jetën me të
Në faqen e Shkumbinit në facebook, miq dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet për ikjen e tij të parakohshme nga jeta.

Në aksidentin tragjik të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot humbën jetën dhe Artan Alushi, Alfred Dika dhe Almenia Karaj.
