Raportohet incident në Durrës, goditet komisioneri i PD në një QV

Incident në Durrës. Një komisioner i PD raportohet se është goditur.

Ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Votimit 1499 në lagjen 8 të qytetit.

Komisioneri i PD që është goditur është Fatri Mezini.

Ka qenë një person që ka ardhur nga jashtë.  

Konflikti ka ndodhur jashtë ambjenteve të QV. Policia ka marrë dëshminë e komisionerit të goditur.

Procesi i votimit u ndërpre për 30 minuta dhe nisi përsëri.