Procesi i votimit në zonat e thella të Shkodrës dhe Dibrës peng i borës


Moti i keq, me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta është bërë pengesë për procesin në zonat e thella të Dibrës dhe Shkodrës, ku votimi nuk ka nisur ende.

Votimi nuk ka nisur në Kalanë e Dodës, Selishtë dhe Lurë në Dibër.

Gjithashtu nuk ka nisur votimi Pult dhe Shoshë të Dukagjinit po për shkak të borës.

Ndërkohë banorët e Shalës do të votojnë në Theth. Identifikimi po bëhet mënyrë manuale për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Në njësinë e Gurit të Zi ka pasur ngatërrim të vulave dhe nuk ka nisur votimi.