Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2022, 17:18
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.
Si pasojë e aksidentit janë përplasur dy automjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ndodhet në vendit e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanat e këtij aksidenti.




