“6 Marsi”, Elezi: PS s’do marrë votëbesimin që pretendon, Grupi i Rithemelimit do marrë Shkodrën

Ish-drejtuesi i PD në Kukës, Ibsen Elezi, tha se zgjedhja e 6 marsit është një përballje e mirëfilltë politike.

Në një intervistë për Ora News, Elezi tha se në këto zgjedhje do të ketë një ballafaqim se çfarë mbështetjesh gëzojnë këto forca politike.

Është një përballje e mirëfilltë politike, përsa i përket, qoftë PS por edhe PD për vet problematikat që ka pasur.

Ibsen Elezi: Do të ketë një ballafaqim se çfarë mbështetjesh gëzojnë këto forca politike në këtë elektorat.  Këto forca politike do rimasin forcat. Janë disa rezultate të mundshme, ku partia socialiste mund të fitojë mbi. Do ishte një dështim për të dy palët, qoftë për krahun e Bashës dhe për Grupin e Rithemelimit. Nëse këto dy grupime do të arrijnë të kenë një rezultat mbi PD atëherë do shihen dhe raportet e tyre brenda partisë.

Ndër të tjera ai tha se grupi i Rithemelimit i PD mund të fitojë Shkodrën, ndërsa pritet të ketë një garë të fortë në Dibër, Durrës e Lushnje.

Nga ana tjetër ai tha se PS nuk do të marrë  votëbesimin që pretendojnë këtë radhë.

Ibsen Elezi: Shkodrën mund ta fitojë Grupi i Rithemelimit të PD. Do të ketë garë të fortë në Dibër. Do të ketë garë të fortë në Durrës dhe Lushnje. PS pritet të mos ketë votëbesimin që pretendojnë këtë radhë. Pavarësisht se ato mundohen ta trajtojnë si një garë jo shumë serioze. pas rezultatit të 6 marsit, grupi i rithemelimit do e ndërtojë aksionin e vet politik,të dështuar para 6 marsit.

Intervistoi Sikljada Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.