NATO: Situata mund të përshkallëzohet në Bosnje

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se situata mund të përshkallëzohet në Bosnje Hercegovinë dhe Gjerogji për shkak të ndikimit të lartë të Rusisë. Ai ripërsëriti se NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, pasi sipas tij Aleanca nuk është palë në luftë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka ngritur shqetësimin se situata në Ukrainë do të përkeqësohet dhe situata do të vijojë të bëhet edhe më e vështirë, ai vuri në dukje se situata mund të përshkallëzohet në Bosnje Hercegovinë dhe Gjeorgji .

Stoltenberg: Situata pritet që të bëhet edhe më e vështirë, sidomos në Bosnje Hercegovinë dhe Gjeorgji, pasi influenca ruse është tepër e lartë.

Kreu i NATO-s ritheksoi se aleanca nuk është palë në luftë.

Stoltenberg: Duam ta ritheksojmë se NATO nuk është palë në luftë dhe ne nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë për të luftuar me ushtrinë ruse.

Stoltenberg siguroi vendet anëtare të Aleancës se asnjë centimetër e territoreve të tyre nuk do të preken.

Stoltenberg: NATO është një aleancë mbrojtjeje dhe si e tillë, ajo nuk do të lejojë që asnjë centimetër e 31 vendeve anëtare të preket nga ndonjë agresion i mundshëm.

Kujtojmë që Bosnja dhe Gjeorgjia kanë marrë vitin e kaluar statusin kandidat për t’u integruar në NATO.

Kreu i NATO-s shpreson se konflikti mund të zgjidhet diplomatikisht dhe i bëri ftesë të hapur presidentit Putin për t’u përfshirë në negociata.

Të premten ministrat e Jashtëm të NATO-s zhvilluan takimin e katërt të jashtëzakonshëm pas sulmit të Ukrainës në 24 shkurt.