Tri armë pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, në hetim dhe i biri
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 pushkë sportive dhe municion luftarak. Policia e Tiranës ka vënë në pranga poseduesin e tyre, ndërsa është proceduar penalisht dhe djali i tij i mitur.
"U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Xh., 50 vjeç, banues në rrugën "Hamdi Cenoimeri", në afërsi të liqenit, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht dhe djali i tij, shtetasi A. Xh., 16 vjeç".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Xh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.