"Dora e vdekjes", pajisja e Putinit për ditën e kijametit, çelësi i vetëm që mund të "fshijë" Perëndimin

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të kërcënojë botën me luftë bërthamore , Daily Star raporton se rreth tre vjet më parë,  ai  përsosi një nga armët bërthamore më të fuqishme në planet.

E quajtur "Dora e Vdekjes", sistemi i armëve mendohet të jetë mekanizmi përfundimtar mbrojtës i Kremlinit nëse Lufta e Tretë Botërore shpërthen.

I njohur gjithashtu si "Perimetri", ai është një sistem kontrolli automatik i armëve bërthamore të Luftës së Ftohtë që përmban disa nga bërthamat më vdekjeprurëse të planetit.

Ekziston vetëm një sistem "Dead Hand" në botë dhe mendohet se makina është përmirësuar vetëm pak vite më parë.

Ekzistenca e këtij sistemi u konfirmua në vitin 2011 nga komandanti i atëhershëm rus Sergei Karakaev.

Ai tha për KP.RU: "Po, sistemi Perimetër ekziston sot - është në detyrë luftarake."

Besohet se makineria është vendosur në një bunker të thellë ushtarak diku në jug të Moskës, por kjo nuk është konfirmuar kurrë plotësisht.

Projektuesit e përgatitën pajisjen për të siguruar që Moska mund të përgjigjej edhe nëse struktura e komandës do të ishte shkatërruar në një sulm të parë nga SHBA.

Raketa komanduese e lëshuar nga "Dead Hand" besohet gjithashtu se transmeton urdhra sulmi tek forcat ruse kudo në botë, si bombarduesit dhe nëndetëset.

Kjo do të thotë që edhe një sulm “taktik” që do të zhdukte nivelet e larta të udhëheqjes ruse – si Putin – nuk do të parandalonte një Luftë të Tretë Botërore në nivel apokalipsi, shkruan Daily Star.

"Dora e vdekjes", pajisja e Putinit për ditën e kijametit,