Rrëqethëse! Babai qan mbi trupin e pajetë të të birit në Ukrainë

Lufta ka lënë pasoja të shumta te ukrainasit, të cilët prej 8 ditësh ndodhen në pushtimin e Rusisë. Ndërtesa të shkatërruara, njerëz që lënë shtëpitë e tyre për t’u larguar, fëmijë dhe nëna në bodrumet e spitaleve, kanë qenë pamje të cilat kanë rrëqethur botën prej ditësh.

Por, tragjedia e vërtetë është tek civilët e vrarë. Ndërkohë së fundmi në media ështëpblikuar një foto që po përlot botën.

Siç shihet në foto një baba vajton mbi trupin e pajetë të djalit të tij.

Sipas raportimeve, fotoja është shkrepur në një maternitet që është kthyer në shërbim të të lënduarve në Mariupol.

Rrëqethëse! Babai qan mbi trupin e pajetë të të birit

Burri në foto quhet Serhii dhe mund të shihet ndërsa qan mbi trupin e të birit adoleshent, Iliya.