Senati i SHBA voton për t'i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare COVID-19

Senati i SHBA ka miratuar një tjetër rezolutë për ti dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare COVID-19.

Të enjten, më 3 mars, senatori amerikan Roger Marshall (R-Kan.) thotë se Senati votoi me 48 vota pro për t'i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare COVID-19.


 “Pas gati dy vitesh jetese nën këtë gjendje të jashtëzakonshme, populli amerikan është i rraskapitur dhe dëshiron të marrë frymë të lirë. Nuk ka dyshim, është koha që kombi ynë të mësojë të jetojë me COVID-in”, tha senatori Marshall.