Projekt-ligji i SHBA-së: Ukrainasit do financohen me të ardhurat nga asetet e sekuestruara ruse
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione gjymtuese ndaj disa miliarderëve rusë, me qëllim ngrirjen ose sekuestrimin e aseteve të tyre.
Disa në SHBA po kërkojnë edhe më shumë sanksione që synojnë aleatët e liderit rus Vladimir Putin.
Si pjesë e kësaj përpjekjeje, një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë prezantoi të enjten një projekt-ligj unik që do të fuqizonte administratën Biden të përdorë të ardhurat nga asetet e sanksionuara për të ndihmuar Ukrainën.
"Në mënyrë tipike, asetet e sanksionuara ngrihen, nuk konfiskohen përgjithmonë, një mbrojtje e përshtatshme në rrethana më normale," tha Përfaqësuesi Tom Malinowski, i cili është bashkë-sponsorizues i legjislacionit.
"Por në këtë rast të jashtëzakonshëm, ne mendojmë se do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë të përdorej pasuria që ka mbështetur Putinin për të ndihmuar vendin që ai po shkatërron."
Malinowski shtoi se duke parë apartamentet luksoze, vilat dhe jahtet e oligarkëve të sekuestruara do t'u "jepte ukrainasve dhe rusëve që e urrejnë Putinin një shtysë të madhe" në një luftë që është duke u përcaktuar pjesërisht nga morali.
