“Charlie Hebdo” thyen rrjetin me karikaturën për Vladimir Putin

Revista franceze Charlie Hebdo ka thyer rrjetin një karikaturë të Vladimir Putinit në kopertinën e saj, ku shfaqet presidenti rus duke urinuar në butonin e kuq të bombës nukleare me të cilën ka kërcënuar së fundmi Perëndimin.

Putini është portretizuar si një gorillë me organe gjenitale shumë të vogla.

Mesazhi që shoqëron karikaturën është: “Në rrugën drejt shekullit të 21-të!”. Kopertina u postua nga Charlie Hebdo në Twitter të martën, 1 mars.

“Charlie Hebdo” thyen rrjetin me karikaturën për Vladimir