Zbulohet skenari i Putin, Kremlini dëshiron të emërojë një President të ri në Ukrainë. Po fshihet në Minsk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 14:02
Ish-Presidenti i arratisur i Ukrainës, Viktor Janukoviç ndodhet aktualisht në Minsk dhe Kremlini po e përgatit atë për një operacion special, sipas inteligjencës ukrainase.
Mediet vendase raportojnë se Rusia ka një plan të qartë për të shpallur një president të ri të Ukrainës, duke "hequr" aktualin Volodymyr Zelensky.
Burimet: Vihet re se sipas një prej skenarëve, do të përpiqen ta shpallin Viktor Janukoviç "President të Ukrainës" atje.
Informacioni i marrë tregon se Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion ose aksion për të kthyer ish-presidentin Yanukovych në Ukrainë.
