BE sanksione edhe Bjellorusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 12:10
Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë për ndihmën e këtij shteti ndaj Rusisë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Franca, kryesuesja aktuale e presidencës së Bashkimit Evropian, ka thënë më 2 mars se sanksionet shënjestrojnë individë në Bjellorusi që janë duke luajtur rol në ofrimin e ndihmës për sulme ndaj Ukrainës, si dhe “disa sektorë, në veçanti, drurin, çelikun dhe kaliumin”.
