Franck Ribery përfshihet në një aksident, pëson lëndime në kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 16:37
Një aksident për Franck Ribery ka alarmuar drejtuesit e Salernitanës dhe familjen e lojtarit francez.
Siç mësohet sulmuesi francez ka pësuar një aksident të frikshëm në orët e para të ditës së hënë ku u përfshi në një aksident rrugor në aksin Capaccio-Paestum, një qytet rreth dyzet kilometra nga Salerno.
Bëhet e ditur se mjeti me të cilën udhëtonte lojtari është përplasur me semaforin ndërsa ai nuk e drejtonte makinën por për shkak të një dëmtimi në kokë ai u dërgua në spital për analiza.
Mjekët sipas njoftimit të klubit njoftuan se nga lëndimet e lehta të marra në kokë, lojtari duhet të pushojë 7 ditët e ardhshme duke mos qenë në dispozicion të skuadrës ndërkohë që policia po heton dhe për aksidentin e ndodhur./Ora News/.
