Çoçoli: Kemi kontrata të kopsitura keq, jepen gati 3 miliard euro tendera çdo vit
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli, beson se SPAK do i shkojë deri në fund hetimit të incineratorëve, duke thënë se ky institucion është i përbërë nga jurist të zot që e njohin mirë ligjin.
Në një intervistë për Ora News, Çoçoli tha se e keqja që ndodh në vendin tonë është se kur nënshkruhen kontratat koncesionare nuk qëllimi parësor nuk vihet interesi qytetar por interesi i kompanive private.
Fatos Çoçoli: SPAK është një strukturë prefesionale, është e përbërë nga jurist të zot që e njohin ligjin. Është një hetim i cili me kohë do e japë fjalën e tij dhe të gjithë duhet ta pranojmë si gjykim profesional. Ishte SPAK që mori këtë hap për të vënë para përgjegjësisë njerëz që kanë thyer ligjin dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. E keqja jonë në shumicë dërmuese të kontratave koncesionare është se nuk është vënë në parësor interesi qytetar, por interesi i privatit. Për këtë arsye ne kemi kontrata të kopsitura keq që e nxjerrin zbuluar buxhetin tonë të shtetit. Kjo situatë po përsëritet rrjesht me disa kontrata të mëparshme.
Ai tha se po hidhet dritë ndaj kontratave koncesionare për mënyrën se si janë përgatitur.
Fatos Çoçoli: Është moment që me ndërhyrjen e SPAK t’I vihet fre këtij vrapimi të papërgjegjshëm pas kontratave koncesionare të përgatitura keq. Po hidhet dritë ndaj këtyre kontratave për mënyrën se si janë përgatitur.
Ndër të tjera shtoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet domosdoshmërisht të ç’dëmtoj dëmin që është bërë në buxhetin e shtetit.
Fatos Çoçoli: Dëmi është i domosdoshëm të ç’dëmtohet. I takon Kontrollit të lartë të Shtetit që të vendos se çfarë duhet të dëmshpërblehet. Thembra e Akilit e te gjithë strukturës dhe të mirë menaxhimit të parave tona publike janë mënyra se si menaxhohet tenderat publik. Ne kemi gati 3 miliard euro që çdo vit e tenderojmë. Qoftë pushteti qendror qoftë qeveria qendrore, i japin këto para për t’ua kaluar në kontrata me procese tenderi. Një pjesë e mirë e tyre jepen me një kusht që s’ka qenë gjithmonë transparent.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.

