Nga fitorja ndaj Teutës dhe Real Madridit, tani trajneri rrëmben armët në Ukrainë
Çdo ditë po na vijnë lajme për sportistë ukrainas që nuk i kthejnë shpinën atdheut edhe pse janë në kushte të mira ekonomike apo janë në vende larg konfliktit.
Sot është historia e Yuriy Vernydub, trajnerit ukrainas që ndoshta shumë pak e njohin me emër por u bë shumë i famshëm sepse mposhti Real Madridin në Champions League pak muaj më parë.
Ai drejton Sheriff Tiraspol në Moldavi madje këtë verë ishte edhe në Tiranë ku mundi Teutën në ndeshjet eliminatore të Championsit e pikërisht arriti në mënyrë historike ta çojë skuadrën moldave në fazën e grupeve.
Edhe aty desh bëri mrekullinë teksa mundi Realin e Madridit në “Bernabeu” por sot, ai ka lënë drejtimin e Sheriff me marrëveshje për të ndihmuar atdheun.
Ai është parë me ushtrinë territorial që po grumbullohet me ukrainas që vijnë nga e gjithë bota teksa tani do të mbrojë jo më ekipin e tij në fushë por do të mbrojë token e të pareve të tij. Një akt për t’u përshëndetur./Ora News/.
