Pamje të rënda: 11-vjeçarja palestineze goditet në fytyrë me granatë në portën e Damaskut

Një vajzë 11-vjeçare palestineze është goditur në fytyrë nga një granatë në portën e Damaskut.

Në pamjet duket se vajza palestineze 11-vjeçare është duke vrapuar kur është goditur në fytyrë me një granatë nga forcat izraelite.

Turma ishte mbledhur në Jerusalemin Lindor të pushtuar të hënën për të festuar një festë myslimane, ndërsa janë përballur me forcat izraelite.

Në pamje duket forcat izraelite që marrin dhe dhunojnë edhe persona të tjerë nga ky grumbullim.