Ministria e Jashtme e Ukrainës: Rusia ‘barbare' sulmoi kullën televizive pranë memorialit të Holokaustit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 18:14
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Rusia ishte “barbare” pasi sulmoi një kulle televizive pranë një vendi përkujtimor që përkujton viktimat e Babyn Yar.
Babyn Yar ishte një nga masakrat më të mëdha të hebrenjve gjatë Holokaustit nazist.
Vendi përmban një grup memorialesh për të kujtuar ata që vdiqën, duke përfshirë edhe një memorial të veçantë për fëmijët.
Në Twitter, Ministria e Jashtme tha se trupat ruse qëlluan mbi kullën televizive, pranë kompleksit Memorial BabynYar.
"Kriminelët rusë nuk ndalen para asgjëje në barbarinë e tyre. Rusi = barbar"
