Zelensky telefonon Biden: Duhet të ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike më Presidentin Biden. Zelensky bën me dije në llogarinë e tij në Twitter se u diskutua për sanksionet anti-ruse dhe ndihmën për Ukrainën.

"Sapo pata një bisedë me Presidentin Biden. U diskutua për udhëheqjen amerikane për sanksionet anti-ruse dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën. Ne duhet të ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mbështetjen tuaj", shkruan Zelensky në Twitter.

Ukraina mori sot statusin e vendit kandiodat për në BE. Parlamenti Evropian votoi me 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenim.