Kujdes gjuhën ti zotëri! Lojërat ekonomike shpesh janë kthyer në luftra të vërteta" Medvedev i kundërpërgjigjet Francës
Medvedev i kundërpërgjigjet Francës për “luftë ekonomike” kundër Rusisë
Zyrtari i lartë i sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev u është përgjigjur të martën komenteve të ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire, i cili është zotuar për nisje të luftës ekonomike dhe financiare kundër Rusisë.
“Sot, një ministër francez ka thënë se do të shpallin luftë ekonomike ndaj Rusisë. Kujdes gjuhën ti zotëri! Dhe mos harro që në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh janë kthyer në luftra të vërteta”, ka thënë Medvedev, ish-president rus, përmes një postimi në Twitter.
Më herët gjatë ditës së martë, Le Maire i ka thënë radios France Info se “ne do krijojmë luftë ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, për shkak të pushtimit të Ukrainës, citon REL.
Un ministre français a dit aujourd'hui qu'ils nous avaient déclaré la guerre économique. Faites attention à votre discours, messieurs ! Et n'oubliez pas que les guerres économiques dans l'histoire de l'humanité se sont souvent transformées en guerres réelles
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) March 1, 2022
