Zelensky fjalim para Parlamentit Europian, të gjithë ngrihen në këmbë e duartrokasin. Solidarizohen me Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 13:00
Presidenti Volodymyr Zelensky mbanjti një fjalim në Parlamentin Europian. Përmes një videokonference ai tha se ukrainasit po paguajnë "çmimin përfundimtar" duke mbrojtur lirinë.
"Nuk mund të them mirëmëngjes, mirëdite apo mirëmbrëma. Sepse çdo ditë për disa njerëz, kjo ditë nuk është e mirë. Për disa njerëz kjo ditë është e fundit"
Para se të niste fjalën deputetët Parlamentit Europian u ngriten ne kembë dhe e duartrokiten.
Ata përshëndetën ambasadorin e Ukrainës dhe njerëzit nga Ukraina që ndodheshin në sallë.
Në fjalimin e tij para Parlamentit Europian presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha: "Askush nuk do të na thyejë" ose "Të ndërhyjë në lirinë tonë"



