Kremlini: Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Ukrainës nga presioni i sanksioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 12:04
Sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, tha Kremlini të martën.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ndërsa negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit kishin filluar, nuk kishte plane për bisedime midis presidentëve të dy vendeve.
Peskov hodhi poshtë si të pavërteta akuzat për sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave thërrmuese dhe bombave me vakum.
Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe "denazifikimin" e vendit.

