Britania e Madhe do të ndalojë të gjitha anijet ruse nga portet e saj

Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë të gjitha anijet ruse të hyjnë në portet e saj, tha të hënën Sekretari i Transportit Grant Shapps.

“Sot u kam shkruar të gjitha porteve të Mbretërisë së Bashkuar duke u kërkuar atyre që të mos ofrojnë akses në asnjë anije ruse me flamur, të regjistruar, në pronësi, të kontrolluar, me qira ose të operuar”, - tha Shapps në një postim në Twitter.

Shapps ndau një letër drejtuar të gjitha porteve të Mbretërisë së Bashkuar ku thuhej se Departamenti i Transportit nuk e konsideron të përshtatshme që anijet ruse të vazhdojnë të hyjnë në portet e Mbretërisë së Bashkuar, pas sulmit të tij të paprovokuar, të paramenduar kundër Ukrainës.

“Sektori detar është themelor për tregtinë ndërkombëtare dhe ne duhet të luajmë rol në kufizimin e interesave ekonomike të Rusisë dhe të kërkojmë llogari nga qeveria ruse,” – theksoi Shapps.

Shapps tha se legjislacioni do të pasonte për të zbatuar ndryshimin.