Ish kampioni me Arsenalin dhe Dinamo Kiev, lë trajningun për të luftuar në Ukrainë

Ish-futbollisti i Premier League, Oleh Luzhnyi thotë se do të pezullojë karrierën e tij si trajner për të qëndruar dhe luftuar për Ukrainën.

Luzhnyi është një nga futbollistët më të dekoruar të Ukrainës dhe ka qenë pjesë e Arsenalit në 2002 kur skuadra ka fituar 2 kupa në një sezon, Premier League dhe FA Cup. 

"Situata është e tmerrshme," thotë Luzhnyi për Sky Sports përmes një mesazhi në WhatsApp. “Dua të vij si trajner në Britaninë e Madhe, por para çdo gjëje do të qëndroj fort dhe do të luftoj për popullin tim, për vendin tim dhe për demokracinë”.