FIFA “turpëron” Rusinë”: Mund të luajë pa emër, pa himn dhe flamur në fushë neutral. Por, nuk e përjashton
FIFA ka marrë vendimet e para kundër Rusisë pas pushtimit në Ukrainë ku po vriten shumë njerëz të pafajshëm.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s i mbledhur sot në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ka vendosur në fakt, me miratimin e UEFA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që Rusia t'i luajë ndeshjet e saj në një fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura, pa himn ose flamur, deri në një njoftim të dytë.
Dispozita do të ketë të bëjë me ndeshjet e play-off-it për Kupën e Botës, të cilat Rusia do t'i duhet të luajë kundër Polonisë dhe padyshim që do të zbatohet vetëm nëse polakët ndryshojnë mendje dhe pranojnë të luajnë play-off në këto kushte të reja, të cilat, pas fjalëve të Federata Polake e Futbollit, mbetet për t'u parë.
Për momentin Rusia mbetet pa u përjashtuar dhe sipas FIFA-s, duhet të ketë një mbledhje me organizmat e tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar të sporteve për të vendosur për përjashtimin e FIFA-s.
Kujtojmë që ky vendim nëse mbetet në fuqi prek edhe Shqipërinë që është shortuar me Rusinë në Ligën e Kombeve që starton në Qershor./Ora News/

