Imazhet satelitore kapin kolonën masive të ushtrisë ruse që po i drejtohet Kievit. "Kohë rë vështira"

Imazhet satelitore tregojnë një kolonë masive te trupave ruse që po drejtohen drejt Kievit.
Kolona 3.25 milje i gjatë e forcave ruse, me makina te blinduara, logjistike e karburant duket se po lëviz në drejtim të Kievit afërsisht 40 milje në jug.
Asnjë ushtar rus nuk është aktualisht në kryeqytet, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, por nëntë civilë, 18 luftëtarë dhe katër persona të paidentifikuar janë vrarë në Kiev që nga fillimi i luftimeve më 24 shkurt.
Janë kohë të vështira për ushtrinë ukrainase. Përmes një postimi në facebook ushtria ukrainase e quajti të dielën si “Kohë e vështira” për të duke thënë se trupat ruse vijojnë të sulmojnë në të gjitha drejtimet”
Raportet e fundit thonë se trupat ruse kanë marrë Berdyansk, një port jugor, por më parë Ukraina tha se kishte luftuar kundër një sulmi në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv.