Papa Françesku telefonon Zelenskyn në shtetrrethim, ja çfarë diskutuan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 22:01
Ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë njoftoi përmes Twitter-it se Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Papa shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në mesazh.
Presidenti ukrainas donte gjithashtu të falënderonte Papën, gjithmonë përmes Twitter-it, "për lutjet për paqen dhe armëpushimin në Ukrainë".
“Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, shkroi Zelensky.

