Dalin pamjet/Ushtari hero ukrainas u sakrifikua dhe shpërtheu urën për të ndalur tanket ruse
Publikohen pamjet e shpërthimit të urës në Ukrainë. Ushtari ukrainas hodhi veten në erë për të shkatërruar urën mbi lumin Teteriv në Ivankiv, që ndodhet rreth 50 kilometra në veri të Kievit, si një përpjekje për të parandaluar një autkolonë të forcave ruse të përparojë drejt kryeqytetit nga Krimea.
Gjeneralët përshëndetën sakrificën e Vitaly Skakun Volodymyrovych për ndalimin e kolonës së tankeve ruse në Henichesk, në rajonin jugor të Khersonit.
Inxhinieri trim kishte dalë vullnetar për misionin e rrezikshëm për të minuar urën, tha një zyrtar i Forcave të Armatosura.
Misioni u krye po ai fatkeqësisht nuk arriti të largohej në kohë, duke u bërë nga dëshmorët e parë të luftës në Ukrainë.
Ura është një pikë kyçe strategjike që lidh Krimenë e aneksuar të pushtuar nga Rusia dhe Ukrainën kontinentale.

